Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare në bashkitë Devoll, Kolonjë, Malësi e Madhe dhe Patos
Këshilli i Ministrave vendosi sot miratimin e zonave prioritare për zhvillim në bashkitë Devoll, Kolonjë, Malësi e Madhe dhe Patos. VKM: SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË DEVOLL Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Devoll të zonave, si më poshtë vijon: a) Zona nr.1, fshatrat Miras, Vidohovë, Çetë, Qytezë, Sinicë, Arrëz, Nikolicë, Koshnicë, Sul, Ziçisht, Gjyres, Çipan, Përparimaj, Grapsh, Hoçisht, Grace, Baban, Stropan, Eçmenik, Bradvicë, Cangonj, Pilur, Bickë dhe Vranisht, pjesë të...
Burimi:
sot.com.al