Aksident në një subjekt privat minerar në Bulqizë/ Minatori mbetet i bllokuar
Një aksident është regjistruar në një subjekt privat minerar në zonën e Tërnovës së Madhe, në Njësinë Administrative Zerqan, Bashkia Bulqizë. Sipas të dhënave paraprake, një minator, me inicialet I.K., ka mbetur i bllokuar në thellësi të galerisë. Dyshohet se ai ka humbur jetën, por ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Në vendngjarje janë nisur forcat e emergjencës dhe grupet e specializuara, të cilat po punojnë për nxjerrjen e minatorit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
javanews.al