Protesta kundër hartës territoriale, banorët e Bashkive të vogla: Mos na lini pa shërbime
Bashkia e Selenicës ka kundërshtuar Reformën e re Territoriale që parashikon shkrirjen e saj dhe bashkimin me Bashkinë e Vlorës. Banorë, përfaqësues të komunitetit, intelektualë dhe drejtues vendorë thonë se bashkimi me Vlorën do t’a vështirësojë marrjen e shërbimeve publike për banorët e fshatrave dhe do të ndikojë negativisht në zhvillimin e zonës. Sipas tyre, humbja e statusit të bashkisë do ta lërë Selenicën në harresë, duke sjellë më pak investime dhe më pak vëmendje ndaj nevojave të komunitetit. Edhe banorët e Bashkisë së Belshit i janë bashkuar protestave kundër projektit të Reformës së re Territoriale, e cila parashikon shkrirjen e kësaj bashkie. Qindra qytetarë u mblodhën në qendër të Klosit. Protesta u zhvillua me pjesëmarrjen e banorëve, administratës së bashkisë Klos dhe ish-drejtuesve vendorë,...
Burimi:
vizionplus.tv