“Uniteti i UEFA-s bëri diferencën”, Duka flet pasi Infantino u tërhoq nga plani për privatizimin e garave të FIFA-s
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe njëherazi zëvendëspresident i UEFA-s, Armand Duka, ka reaguar pas vendimit të FIFA-s për t’u tërhequr nga plani për shitjen e një pjese të të drejtave të saj te investitorë privatë. Përmes një deklarate publike, Duka e ka mirëpritur tërheqjen e FIFA-s nga ky projekt, duke e cilësuar atë si një hap pozitiv. Megjithatë, ai thekson se e gjithë situata ka ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën e qeverisjes së futbollit në nivel ndërkombëtar. “E mirëpres vendimin e fundit të FIFA-s për t’u tërhequr nga plani për shitjen e një pjese të të drejtave të FIFA-s te investitorë privatë. Megjithatë, zhvillimet që shoqëruan këtë proces kanë ngritur në mënyrë të pashmangshme pikëpyetje serioze mbi integritetin, transparencën, llogaridhënien dhe qeverisjen e...
Burimi:
javanews.al