Aksident i rëndë në minierën e Bulqizës, minatori bie në furnelë dhe mbulohet nga kromi

Aksident i rëndë në minierën e Bulqizës, minatori bie në furnelë dhe mbulohet nga kromi

Një minator 40-vjeçar ka pësuar aksident gjatë procesit të punës në zonën e Tërnovës së Madhe, në bashkinë Bulqizë. Sipas njoftimit paraprak të Policisë, shtetasi me inicialet I. K., banues në Burrel dhe me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnelë dhe është mbuluar nga materiali i kromit. Shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe Policia ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë operacionin për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij. Njoftimi zyrtar i Policisë: Bulqizë/Informacion paraprak Rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, shtetasi I. K., 40 vjeç, banues në Burrel, me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës. Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari është mbuluar nga materiali i...