Temperaturat në rritje, zjarrfikësit: Kujdes maksimal me bombolat e gazit
Temperaturat e larta kanë rritur rrezikun e zjarreve, ndërsa zjarrfikësit në Shkodër paralajmërojnë për kujdes të shtuar në përdorimin e bombolave të gazit, veçanërisht atyre 5 litra. Apeli u drejtohet si qytetarëve ashtu edhe bizneseve, për të shmangur çdo pakujdesi që mund të sjellë pasoja. “Të tregohen sa më të kujdesshëm në përdorimin e gazit gjatë gatimit, të jenë tepër të vëmendshëm sepse gazi është shumë i rrezikshëm nëse nuk e menaxhon siç duhet. Duhet të ketë sensorin sinjalizues që dikton që ka rrjedhje gazi. Ta mbyllin mirë kur mbarojnë punë sepse një shkëndijë, një ndezje çelësi, një ndezje cigareje apo nëse ka pasur rrjedhje gjatë natës aty krijon shpërthim dhe rreziku është tepër i madh”, tha Agim Ponari, drejtor i MZSH Shkodër. Ndërkohë, kontrollet...
Burimi:
javanews.al