A do të vazhdojë Simeone të jetë trajner i Atleticos? Tekniku argjentinas vulos të ardhmen me deklaratën e fundit

A do të vazhdojë Simeone të jetë trajner i Atleticos? Tekniku argjentinas vulos të ardhmen me deklaratën e fundit

Diego Simeone ka folur për të ardhmen e tij te Atlético Madrid, duke dhënë sinjale të qarta për vazhdimësinë në pankinën madrilene dhe duke dërguar njëkohësisht mesazhe për drejtuesit e klubit në prag të merkatos së verës. Tekniku argjentinas u shpreh se fokusi i tij kryesor mbetet sezoni i ardhshëm dhe forcimi i skuadrës me elementë të rinj cilësorë. Simeone theksoi se suksesi në futboll nuk varet vetëm nga trajneri, por mbi të gjitha nga cilësia e lojtarëve që një ekip arrin të ketë në dispozicion. “Futbolli ndërtohet mbi lojtarët dhe cilësinë e tyre”, deklaroi Simeone, në një koment që u interpretua si një kërkesë e drejtpërdrejtë ndaj klubit për përforcime gjatë merkatos. Trajneri i Atleticos shtoi se objektivi aktual është mbyllja sa më mirë...