“Velipoja po zhvatet”/ Ish-kryebashkiaku socialist “fundos” Ramën: Qeveria merr miliona, qytetarët s’shohin asgjë
Ish-kryetari i komunës së Velipojës i ka dhënë një shuplakë të fortë qeverisë Rama dhe Bashkisë Shkodër, duke rrëzuar publikisht propagandën e socialistëve për “sukseset” e reformës territoriale. Bardhok Ndreka, vetë ish-përfaqësues i Partisë Socialiste në Velipojë, deklaroi se prej vitesh zona është lënë në harresë totale, ndërsa miliona lekë mblidhen nga taksat dhe turizmi pa u kthyer asnjë investim për banorët. Ai akuzoi qeverinë dhe Bashkinë Velipojë për shkatërrimin e bujqësisë, largimin e të rinjve dhe braktisjen e një prej zonave më të pasura turistike të vendit. Sipas Ndrekës, reforma territoriale rezultoi një mashtrim që i hoqi Velipojës zhvillimin dhe përfaqësimin, ndërsa përplasjet në Rrjoll janë pasojë direkte e dështimit të shtetit. Ish-kryetari kërkoi rikthimin e Velipojës në bashki më vete, duke theksuar se...
Burimi:
sot.com.al