Militao, Vinicius dhe festa e supozuar me eskorta: Kam frikë, nuk dal më nga shtëpia pa bashkëshorten time
Futbollistë që kacafyten, thumbimet publike ndaj trajnerit dhe histori nga jashtë fushës së lojës që po dalin në dritë nga rrjetet sociale; gjithçka po ndodh te Reali i Madridit këtë vit. Rasti më i fundit sheh si protagonist, Eder Militao, Vinicius Junior dhe ish të fejuarën e këtij të fundit Virginia Fonseca. Gjithçka nisi nga një postim në Instagram Story të kësaj të fundit që deklaronte ndarjen nga fantazisti brazilian në mënyrë surprizë duke qenë se të enjten influencerja ishte në shkallët e Bernabeut për të ndjekur ndeshjen mes Realit të Madridit dhe Oviedos. Sipas disa të përditshmeve braziliane, pas ndarjes mes Virginias dhe Vinicius qëndronte një festë e organizuar nga Eder Militao pas ndeshjes së fituar në mbrëmjen e së enjtes. Një festë që...
Burimi:
top-channel.tv