Barcelona mund Betisin në mbrëmjen e Lewandowskit, 19 fitore në 19 ndeshje në shtëpi
Barcelona mbylli një cikël perfekt të ndeshjeve në shtëpi në këtë sezon në kampionatin spanjoll. Skuadra katalanase iu imponua Betisit në sfidën e javës së parafundit të La Liga me rezultatin 3-1 në atë që ishte ndeshja e Robert Lewandowskit që ishte titullar dhe kapiten i skuadrës në këtë përballje. Barcelona e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 28 me golin e Raphinhas duke marrë avantazhin në 1-0 dhe me këto shifra skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes. Në pjesën e dytë katalanasit gjetën sërish golin dhe ishte përsëri Raphinha ai që shënoi duke e çuar rezultatin në 2-0. megjithatë pak minuta më vonë, Betisi rihapi llogaritë e ndeshjes teksa fitoi një 11 metërsh që u shndërrua në gol nga Isco për të shkurtuar diferencën në...
Burimi:
top-channel.tv