Festa e Interit, Thuram dhe parrulla anti-Milan me imazhin e miut. Më pas vjen referimi për Ambrosinin
Marcus Thuram konfirmohet si shpirti i festës për Interin, këtë radhë me një parrullë anti-Milan që rrezikon të gjenerojë polemika. Gjatë paradës me autobus në rrugët e Milanos të zikaltërve, Thuram mori një parrullë kuqezi nga tifozët me një dizenjo shumë të veçantë, një mi i madh për të tallur rivalët e Milanit. Pas pak sekondash, sulmuesi francez e mbylli parrullën dhe ua ktheu tifozëve të Interit. Gjithnjë në paradën e Interit nga San Siro në Sheshin Duomo, një tjetër parrullë për Thuram që ishte më eksplicit: ‘Derbit futini në…’ duke iu referuar fitoreve të Milanit në ndeshjet derbi gjatë sezonit. Ishte ky një remake të asaj që bëri Ambrosini në 2007 pas fitores në Champions League: ‘Titullin futeni në…’. Dy vjet më vonë ishte...
Burimi:
top-channel.tv