Mbappe rikthehet titullar, Reali triumfon ndaj Sevillas me golin e Vinicius

Mbappe rikthehet titullar, Reali triumfon ndaj Sevillas me golin e Vinicius

Real Madrid mori një fitore për statistikë në transfertë ndaj Sevillas, duke triumfuar 1-0 në “Ramón Sánchez-Pizjuán” në një sfidë të luftuar deri në fund. Goli vendimtar i takimit u realizua nga Vinícius Júnior, i cili shfrytëzoi një top të ardhur pas duelimit të Kylian Mbappé në zonë dhe e dërgoi në rrjetë me një goditje të saktë pranë shtyllës. Aksioni shkaktoi polemika te vendasit për një ndërhyrje të dyshimtë të Mbappé ndaj mbrojtësit Carmona, por arbitri vendosi të lejojë vazhdimin e lojës. Sevilla e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe krijoi disa raste të mira për shënim, ku protagonist ishte portieri Thibaut Courtois, i cili bëri disa pritje vendimtare për të mbajtur në avantazh madrilenët. Vendasit tentuan të reagojnë edhe në pjesën e...