“5D”, Apeli i GJKKO-së liron nga qelia ish-kreun e IKMT-së, Mariglen Qato

“5D”, Apeli i GJKKO-së liron nga qelia ish-kreun e IKMT-së, Mariglen Qato

Gjykata e Apelit të Posaçem, ka vendosur këtë të martë, 30 qershor, të ndryshojë vendimin e mëparshëm të shkallës së parë për çështjen ndaj Mariglen Qatos. Mariglen Qato Trupi gjykues monokratik, i kryesuar nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, pranoi ankimin e të pandehurit dhe zëvendësoi masën e sigurisë “arrest në burg” me masën “arrest në shtëpi”. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Iliriana Olldashi, sot më datë 30.06.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 184 akti, datë 22.06.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit M.Q: “Ankim ndaj vendimit nr. 355, datë 21.05.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Zëvendësim mase sigurimi” dhe vendosi: Ndryshimin...