Policia shpërndan tubimin para Parlamentit, shoqërohen disa protestues, mes tyre edhe Dritan Goxhaj

Policia shpërndan tubimin para Parlamentit, shoqërohen disa protestues, mes tyre edhe Dritan Goxhaj

Pak orë pasi protestuesit qëlluan me vezë dhe mjete të tjera makinat e deputetëve, ka ndërhyrë Policia. Kjo e fundit përvecse ka shpërndarë turmën e mbledhur tek hyrja e Parlamentit, ka nisur edhe të shoqërojë disa të dyshuar për sulmet ndaj ligjvënësve, Raportohe se sëpaku Dritan Goxhaj dhe dy protestues të tjerë janë shoqëruar pas përplasjes me policinë në ambientet e jashtme të Kuvendit. Ndërkohë që grupi i mbetur i është drejtuar Drejtorisë së Policisë Tiranë duke kërkuar lirimin e tyre.