BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi

BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi

Komisioni Evropian miratoi një paketë financiare për Malin e Zi, me vlerë prej gati 3.2 miliardë eurosh. Së bashku me vendimin për nisjen e hartimit të Traktatit të Anëtarësimit, ky konsiderohet një nga vendimet më të rëndësishme për Malin e Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pasi përfaqëson përgatitje konkrete financiare për anëtarësimin në bllok. “Paketa e sotme është një tjetër hap konkret drejt së ardhmes së Malit të Zi në Unionin tonë. Po përgatisim Malin e Zi, shtetet anëtare dhe institucionet tona, sepse zgjerimi ka sukses vetëm kur është një projekt i përbashkët evropian, i ndërtuar mbi merita, përkushtim dhe besim”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se kjo paketë përfaqëson përmbushjen...