Tedi Blushi bën publike letrën e Ilir Metës për ndërprerjen e kontratës me avokatin Kujtim Cakrani
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar në Facebook letrën e dërguar nga Ilir Meta drejtuar avokatit Kujtim Cakrani. Në dokument, Meta njofton vendimin për ndërprerjen e kontratës së përfaqësimit ligjor, duke argumentuar se çështja e tij kërkon angazhim të plotë dhe ekskluziv nga një avokat. Postimi i plotë: Për arsye etike dhe integriteti, Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, nuk ka dashur të bëjë publike një çështje që nuk është interes publik, siç është rasti i mbrojtjes së Zvërnecit apo zonave të tjera të mbrojtura, por që ka patur lidhje vetëm me marrëdhëniet e tij me ish-avokatin e tij, Z. Kujtim Cakrani. Megjithatë, për t’i dhënë fund çdo spekulimi, jam i detyruar të bëj publik njoftimin që, me...
Burimi:
sot.com.al