28 vatra zjarri në 24 orë/ MIA: 5 mbeten aktive, evakuohen 4 familje në Mallakastër
Situata e zjarreve në vend vijon të jetë nën monitorim, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten ende aktive. Agjencia për Media dhe Informim ka bërë me dije se për izolimin dhe shuarjen e vatrave janë angazhuar 631 forca operacionale, 64 automjete zjarrfikëse, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe një avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore. Ndërhyrjet vijojnë kryesisht në zonën e Dajtit, në Mallakastër dhe në qarkun e Elbasanit, ku autoritetet raportojnë se situata është nën kontroll ose në fazën e izolimit. Në Mallakastër, për shkak të përhapjes së flakëve, janë evakuuar përkohësisht katër familje për arsye sigurie, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara në vatrat e tjera aktive. Ndërkohë,...
Burimi:
javanews.al