Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota
Besnik Çota, një nga figurat më të spikatura të futbollit në Librazhd dhe një prej emrave më të respektuar në historinë e KF Sopotit, u nda nga jeta mbrëmjen e së mërkurës pas një sëmundjeje të rëndë. Ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit ndërroi jetë në një spital në Tiranë, ku po merrte trajtim mjekësor. Prej vitesh ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe i ishte nënshtruar trajtimit me dializë, duke e përballuar sfidën me forcë dhe dinjitet. Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka pikëlluar familjarët, miqtë, ish-bashkëlojtarët, tifozët dhe gjithë komunitetin sportiv të Librazhdit. Besnik Çota gëzonte respekt të veçantë jo vetëm për kontributin e dhënë në futboll, por edhe për vlerat e tij njerëzore. Ai konsiderohet një prej futbollistëve më të...
Burimi:
javanews.al