25 vjet nga ‘Ohri’, misioni mbetet një: ta zbatojmë Marrëveshjen

25 vjet nga ‘Ohri’, misioni mbetet një: ta zbatojmë Marrëveshjen

Nga Denion Meidani/ 25 vjet nga Ohri! Më 13 gusht 2001, Maqedonia e Veriut zgjodhi marrëveshjen mbi konfliktin dhe ndërtoi një rend kushtetues modern dhe më të drejtë: mbi barazinë, përfaqësimin e drejtë, përdorimin zyrtar të gjuhëve dhe decentralizimin. Marrëveshja Kornizë e Ohrit ishte gurthemeli për mënyrën se si do të funksiononte shteti më tej. Ajo çimentoi një të vërtetë që sot nuk mund të relativizohet: shqiptarët janë pjesë shtetformuese e Maqedonisë së Veriut dhe të drejtat e tyre janë pjesë integrale e vetë arkitekturës kushtetuese të shtetit! Pas 25 vitesh, misioni mbetet NJË, i thjeshtë dhe i palëkundur: ta zbatojmë Marrëveshjen. Plotësisht, çdo ditë dhe pa kthim pas! Gjuha Shqipe sipas ligjit, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat me garanci reale dhe decentralizimi funksional janë...