16 vjet nga opinioni i GJND-së që konfirmoi se pavarësia e Kosovës nuk cenon të drejtën ndërkombëtare
Sot shënohen 16 vjet nga publikimi i opinionit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë, i cili konfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e shpallur më 17 shkurt 2008, nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë hodhi poshtë pretendimet se shpallja e pavarësisë së Kosovës kishte shkelur normat e së drejtës ndërkombëtare, duke vlerësuar se miratimi i Deklaratës së Pavarësisë nuk përbënte shkelje të së drejtës së përgjithshme ndërkombëtare, shkruan KultPlus. Në një reagim për këtë përvjetor, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, kujtoi rëndësinë e këtij vendimi, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm juridik dhe diplomatik për shtetin e Kosovës. Opinioni i GJND-së erdhi...
Burimi:
kultplus.com