Fatura “Becchetti” mbi xhepat e shqiptarëve, 10.3 milionë euro vetëm për avokatët

Fatura “Becchetti” mbi xhepat e shqiptarëve, 10.3 milionë euro vetëm për avokatët

Fatura e sherrit personal mes kryemnistrit Edi Rama dhe biznesmenit italian Francesco Becchetti nuk ka të mbaruar dhe vetëm rëndohet. Ministria e Financave zbuloi se vetëm fatura e avokatëve që shteti shqiptar ka përdorur në konfliktin me Becchettin ka arritur në shifrën tronditëse 10.26 milionë euro. Sipas dokumentave të Financave, deri më tani buxheti i shtetit ka likujduar plot 6 milionë euro për studiot avokatore që kanë përfaqësuar Shqipërinë në proçeset gjyqësore të arbitrazhit për këtë konflikt, ndërkohë që mbeten për t’u paguar edhe 4.2 milionë euro të tjera si detyrime. Këto janë vetëm paratë që qytetarët kanë paguar për avokatët që kanë mbrojtur qeverinë në konfliktin me Becchettin dhe nuk përfshijnë dënimin 110 milionë eurosh, që Gjykata e Arbitrazhit dha kundër Shqipërisë për këtë...