Pas dështimit për t’u bërë gjyqtare, motra e Belinda Ballukut pritet të emërohet në krye të ASD-së
Pamela Qirko, motra e Belinda Balluku, pritet të emërohet zv.drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), pavarësisht se nuk rezulton të ketë përvojë në sektorin financiar. Sipas Monitor, Këshilli Drejtues i ASD-së pritet ta miratojë këtë muaj emërimin e Pamela Qirkos në postin e zëvendësdrejtores së përgjithshme, pas propozimit nga drejtuesi e ri i institucionit, Mina Kusta. Pamela Qirko është juriste dhe nga viti 2017 deri në vitin 2023 ishte anëtare dhe më pas kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), institucioni kyç i procesit të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pas përfundimit të mandatit, ajo tentoi të emërohej gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, por kërkesa e saj u rrëzua këtë muaj. Në CV-në e...
Burimi:
gijotina.com