Lufta për algoritmin/ Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

Lufta për algoritmin/ Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se qindra profile të rreme janë hapur së fundmi për të shpërndarë njëherazi propagandë qeveritare dhe mesazhe të koordinuara kundër mbështetësve të protestës. Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli riktheu në vëmendje përmes një statusi në Facebook më 14 korrik një konflikt të dikurshëm me ish-ministren e Kulturës për atë që ai e quajti “algoritmi fake”. Në kohën kur ishte në detyrë, Çuli thotë se i ishte kërkuar që të shpërndante dhe të pëlqente postimet e Ministrisë dhe institucioneve të varësisë në rrjetet sociale – një praktikë e gjithëpërhapur mes administratës publike, të cilën ai e konsideroi “sakrificë të përditshme profesionale për një like më...