Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Ultimatumi i Trump/ Reuters: Putin nuk do nënshtrohet, nuk i jep fund luftës
Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka gjasa të nënshtrohet përballë ultimatumit të sanksioneve qtë paralajmëruara nga nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, që skadon këtë të premte. Trump ka kërcënuar se do ta godasë Rusinë me sanksione të reja dhe do të vendosë tarifa 100% për vendet që blejnë naftën e saj, nga të cilat më të mëdhatë janë Kina dhe India, nëse Putini nuk pranon një armëpushim në luftën e Rusisë në Ukrainë . Vendosmëria e Putinit për të vijuar nxitet nga bindja e tij se Rusia po fiton dhe nga skepticizmi se sanksione të tjera të SHBA-së do të kenë një ndikim të madh pas valëve të njëpasnjëshme të ndëshkimeve ekonomike gjatë 3 viteve e gjysmë të luftës, sipas tre burimeve të njohura...