Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
Ultimatumi i Ramës/ Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi
Pas nisjes së aksionit të tatimorëve, prej ditës së hënë, në shumë markete të vogla në Tiranë, është ndërprerë furnizimi me qumësht të freskët të prodhuar nga fermerët. Sipas një vëzhgimi të bërë nga Monitor, situata është e ngjashme në shumë lagje të kryeqytetit, përfshirë Astirin, Freskun dhe zonën 5 Maji. Tregtarët e marketeve, të kontaktuar, pohojnë se janë të paqartë për mënyrën se si duhet të veprojnë në lidhje me lëshimin e faturave. Ndërsa furnizohen me sasi të konsiderueshme qumështi të freskët direkt nga fermerët e zonave rurale të Tiranës, ata nuk dinë se si ta formalizojnë këtë proces...