Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
‘Ultimatumi’ i Ramës, largohen drejtorët e bashkisë së Roskovecit dhe 5 administratorët
Edhe bashkia e Roskovecit është përfshirë në një ristrukturim të brendshëm pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama. Burime nga PS në qarkun e Fierit bëjnë me dije se prej dy ditësh, drejtorët e bashkisë dhe 5 administratorë kanë nisur të dorëzojnë dorëheqjet te kryebashkiakja Majlinda Bufi. Reforma në administratë pritet që të përfshijë edhe bashkitë e tjera të vogla si Mallakastra, Patosi e Divjaka. Kujtojmë që një ditë më parë pati largime masive edhe në zona të tjera të vendit. Në Selenicë u dorëhoqën 5 kryetarët e Njësive Administrative. Largime u raportuan edhe në bashkinë e Vaut të Dejës, ku dorëzuan...