Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ultimatumi i Ramës, japin dorëheqjen 4 administratorët e Bashkisë Devoll
Pas vendimit të Bashkisë Kolonjë për të shkarkuar 3 administratorët e njësive dhe dorëheqjes së 7 administratorëve në Bashkinë e Korçës, lëvizjet në pushtetin vendor vijojnë në juglindje. Së fundmi, 4 administratorët e Bashkisë Devoll kanë paraqitur dorëheqjen e tyre pranë kryetarit të bashkisë, Eduard Duro. Dorëheqjet janë dorëzuar vetëm pak minuta më parë dhe janë në përputhje me thirrjen e fundit të Kryeministrit Rama për të ristrukturuar administratën vendore. Ndërkohë, në bashkitë e Pogradecit, Maliqit dhe Pustecit ende nuk raportohet për zhvillime të reja. Pusteci, ndryshe nga bashkitë e tjera, nuk ka njësi administrative, çka e përjashton nga ky...