Ulje e çmimeve të karburanteve, ja sa do të kushtojnë nafta dhe benzina pas vendimit të ri

Ulje e çmimeve të karburanteve, ja sa do të kushtojnë nafta dhe benzina pas vendimit të ri

  FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Bordi i Transparencës ka vendosur çmime të reja për shitjen e karburanteve në vend, me ulje si për naftën, ashtu edhe për benzinën. Sipas vendimit të publikuar më 29 tetor nafta do të tregtohet me jo më shumë se 212 lekë për litër, ndërsa benzina me 181 lekë për litër. Sipas vendimit të ri çmimi maksimal i shitjes me pakicë për naftën ulet me 1 lek për litër nga 213 në 212 lekë. Ndërkohë benzina pëson një ulje prej 9 lekësh për litër duke zbritur nga 190 në 181 lekë. Bordi ka përcaktuar gjithashtu kufijtë maksimalë të shitjes me shumicë, të cilët do të jenë 200 lekë për litër për naftën dhe 169 lekë për litër për benzinën. Çmimet e reja...