Ulen tarifat por rritet konsumi në 3- mujorin e parë, bie prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri…

Ulen tarifat por rritet konsumi në 3- mujorin e parë, bie prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri…

Përdorimi i energjisë elektrike ka shënuar një rritje të përgjithshme në tremujorin e parë të vitit 2025, sidomos nga konsumatorët familjarë, të cilët rritën konsumin në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara së fundmi nga Instituti i Statistikave (INSTAT), konsumi total i energjisë elektrike nga të gjithë kategoritë e konsumatorëve arriti në 1791 GWh, nga 1716 GWh në tremujorin e parë të vitit 2024, duke përfaqësuar një rritje prej 4,4%. Rritja është udhëhequr kryesisht nga konsumatorët familjarë, të cilët kanë konsumuar 8,7% më shumë energji elektrike sesa një vit më parë....
Burimi: Shkodraweb.com