No Image Available

Ukraina thotë se është e gatshme ta nënshkruajë marrëveshjen për minerale me SHBA-në

Ukraina është e gatshme ta nënshkruajë një marrëveshje për t’i dhënë Shteteve të Bashkuara qasje në mineralet e saj të rralla dhe të çmueshme, me shpresën se Uashingtoni do të vazhdojë ta mbështesë Kievin në luftën e gjatë kundër Rusisë, thanë të mërkurën zyrtarë të lartë ukrainas. Ministrja e Ekonomisë dhe zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, udhëtoi të mërkurën në Uashington për të ndihmuar në përmbylljen e marrëveshjes, tha kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, në televizionin ukrainas. Megjithëse për pjesën kryesore të marrëveshjes është arritur pajtueshmëria, kanë mbetur edhe disa pengesa për t’u kapërcyer, tha një zyrtar i lartë ukrainas në...
Burimi: Syri.net