Ukraina: Të paktën 20 persona janë vrarë nga sulmet ruse!

Ukraina: Të paktën 20 persona janë vrarë nga sulmet ruse!

 Të paktën 20 persona janë vrarë dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur në sulmet që Rusia kreu gjatë natës ndaj Ukrainës, thanë zyrtarët rajonalë më 29 korrik. Rusia kreu tetë sulme në rajonin e Zaporizhjës, duke goditur një burg, tha Ivan Fedorov, kreu i administratës ushtarake. “Gjashtëmbëdhjetë persona janë vrarë, 35 janë plagosur”, tha ai në Telegram, duke shtuar se ndërtesa e burgut është shkatërruar si dhe shtëpitë përreth janë dëmtuar. Për persona të vrarë dhe të plagosur është raportuar edhe në rajonin e Dnipropetrovskut, sipas zyrtarëve rajonalë. Një sulm me raketa në qytetin Kamjanske vrau dy persona,plagosi...