Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ukraina riatdheson trupat e 1200 ushtarëve të vrarë gjatë luftës me Rusinë
👁8003
Ukraina tha se ka riatdhesuar më shumë se 1.200 trupa të ushtarëve të vrarë gjatë luftës së nisur nga Rusia më shumë se tre vjet më parë. Kthimi i trupave të pajetë u bë në kuadër të një sërë shkëmbimesh të të burgosurve të luftës dhe të të vrarëve që palët kanë realizuar së fundi. “Si rezultat i masave të riatdhesimit, trupat e 1.212 mbrojtësve të rënë janë kthyer në Ukrainë”, thuhet në një njoftim të Shtabit Koordinues për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës, më 11 qershor. Agjencia përgjegjëse për shkëmbimin e të burgosurve të luftës tha se trupat...