Ukraina kërkon rifillimin e negociatave me Rusinë, Zelensky gati të takohet me Putinin: Të përshpejtojmë ritmin për paqe

Ukraina kërkon rifillimin e negociatave me Rusinë, Zelensky gati të takohet me Putinin: Të përshpejtojmë ritmin për paqe

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar të shtunën se Kievi i ka propozuar Moskës zhvillimin e një raundi të ri bisedimesh për paqen javën e ardhshme, pas ngecjes së negociatave në fillim të qershorit. Gjatë dy takimeve të mëparshme në Stamboll, palët nuk arritën një marrëveshje për armëpushim. Megjithatë, bisedimet sollën rezultate të pjesshme, si shkëmbime të mëdha të të burgosurve dhe marrëveshje për kthimin e trupave të ushtarëve të rënë në luftë. “Sekretari i Këshillit të Sigurisë, Rustem Umerov, raportoi se ka propozuar një takim tjetër me palën ruse për javën e ardhshme”, u shpreh Zelensky në fjalimin...
Burimi: Top-Channel.tv