Ukraina godet me dronë bazën ajrore ruse në Krime, shkatërrohen helikopterë dhe sisteme raketore

Ukraina godet me dronë bazën ajrore ruse në Krime, shkatërrohen helikopterë dhe sisteme raketore

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ka ndërmarrë një sulm të fuqishëm me dronë në orët e para të mëngjesit të së shtunës, duke goditur bazën ushtarake ajrore Kirovske në Krimenë e pushtuar nga Rusia. Sipas raportimeve të agjencisë ukrainase Ukrinform, nga operacioni u shkatërruan tre helikopterë rusë – Mi-8, Mi-26 dhe Mi-28 – si dhe një sistem i avancuar kundërajror Pantsir-S1. Sulmi shkaktoi zjarre të mëdha në zonën e bazës, në depo municionesh dhe në pajisje të zbulimit dhe goditjes me dronë. SBU deklaroi se operacioni është pjesë e një fushate sistematike për të kufizuar aftësitë ajrore të Rusisë...
Burimi: Javanews.al