Ukraina ende në pritje të përgjigjes nga SHBA-ja për kufizimet në Starlink

Ukraina ende në pritje të përgjigjes nga SHBA-ja për kufizimet në Starlink

Ukraina ende nuk ka marrë përgjigje nga Pentagoni apo nga kompania SpaceX e Elon Muskut lidhur me kufizimet në komunikimet satelitore që përdor ushtria e saj, i tha Radios Evropa e Lirë (REL) diplomati më i lartë ukrainas në Uashington. Në të njëjtën kohë, po shtohen thirrjet dypartiake në Kongresin amerikan për nisjen e një hetimi. “Kufizimet e shpejtësisë nuk janë hequr”, i tha REL-it Denys Sienik, i ngarkuari me punë i Ukrainës në Shtetet e Bashkuara. Ai shtoi se Kievi nuk ka marrë përgjigje as nga Pentagoni, as nga SpaceX. Mosmarrëveshja lidhur me Starlink-un dhe Starshield-in, versionin e tij për përdorim ushtarak, ka ngritur pikëpyetje se kush i autorizoi kufizimet, nëse administrata e Trumpit ishte në dijeni të tyre paraprakisht dhe si ndikuan ndryshimet...