Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 307 të burgosur lufte

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 307 të burgosur lufte

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi nëpërmjet Telegramit se 307 ushtarë ukrainas u kthyen sot në shtëpi në një shkëmbim të burgosurish të rënë dakord me Rusinë. Më herët, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi lirimin e 307 ushtarëve rusë. Shkëmbimi i të burgosurve, më i madhi që nga fillimi i ofensivës ruse kundër Ukrainës, po zhvillohet si pjesë e një marrëveshjeje që do të përfshijë lirimin e një totali prej 1,000 të burgosurish nga secila palë gjatë një periudhe tre-ditore dhe u propozua nga Donald Trump. Gjatë fazës së parë, pala ukrainase dhe ruse liruan dje nga 390 të burgosur dhe...
Burimi: Top-Channel.tv