Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ukraina dhe Izraeli bashkojnë forcat kundër Iranit, ministri i jashtëm ukrainas: Moska dhe Teherani përbëjnë rrezik për sigurinë globale
Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha dhe homologu i tij izraelit Gideon Saar, i cili po viziton Ukrainën, njoftuan sot fillimin e një “dialogu” midis vendeve të tyre për të luftuar së bashku “kërcënimin iranian”. “Irani dhe Rusia përbëjnë një kërcënim ekzistencial jo vetëm për vendet tona, por gjithashtu për sigurinë globale”, tha Sybiha. Ai vlerësoi se Moska, Teherani dhe Koreja e Veriut, të cilat dërguan ushtarë për të luftuar ushtrinë ukrainase përkrah forcave ruse, përbëjnë “një aleancë regjimesh keqdashëse që mbështesin njëra-tjetrën dhe kërcënojnë botën e lirë”. “Përballë këtyre kërcënimeve, ne ramë dakord të intensifikojmë bashkëpunimin shumëpalësh dhe dypalësh....