Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë
Shërbimet e sigurisë të Ukrainës kanë arrestuar një zyrtar nga një njësit kryesor kundër korrupsionit, nën akuza se ka spiunuar për Rusinë. Edhe pse Ukraina dhe Rusia kanë arrestuar dhjetëra spiunë të dyshuar gjatë luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022, rastet e spiunazhit brenda agjencive qeveritare janë të rralla. “Një punonjës i zyrës qendrore të NABU-s [Byrosë Kombëtare të Ukrainës kundër Korrupsionit] është arrestuar”, tha shërbimi i sigurisë, SBU. “Ai ka punuar në njësinë më elite, D-2 dhe ka spiunuar për shërbimet e posaçme ruse”, u tha në njoftim, ku nuk u publikua emri i zyrtarit të arrestuar....