“Uji ka kripë…”/ Denoncimet online, reagon BPSH: Inskenim për të dëmtuar imazhin e “Lajthiza”

“Uji ka kripë…”/ Denoncimet online, reagon BPSH: Inskenim për të dëmtuar imazhin e “Lajthiza”

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ka reaguar me një deklaratë publike lidhur me disa denoncime online mbi cilësinë e ujit të pijshëm “Lajthiza”. Sipas denoncimit uji pretendohej se kishte përmbajtje të lartë kripe. Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë informon se denoncimi ishte një inskenim për të dëmtuar imazhin e kompanisë, që hedh në treg prej 25-vjetësh një prej produkteve më cilësore të ujit. Denoncimi u publikua në JOQ nga një qytetare, e cila me një video nga “Drymades Inn”, një nga resortet më të njohura të zonës, tregon se teksa kishte porositur kafen bashkë me një shishe ujë të markës “Lajthiza”, mbeti e shokuar kur konstatoi se uji ishte me kripë. Deklarata e Bashkimit Prodhuesve Shqiptarë Prej disa ditësh, në disa portale dhe media online, janë publikuar...