Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Ujësjellësi i Butrintit, një dhuratë perandorake dhe monument shumë i rëndësishëm për qytetin antik
Parku Kombëtar i Butrintit është nga sitet më të vizituara prej turistëve. Një prej objekteve antike me të cilët përballen vizitorët në këtë park, është edhe ujësjellësi. “Ujësjellësi ishte padyshim një monument shumë i rëndësishëm për Butrintin dhe shuma e madhe që u nevojit për ndërtimin e tij na bën të mendojmë se ishte një dhuratë perandorake”, thuhet në një postim online të Parkut Kombëtar të Butrintit. Ujësjellësi u ndërtua në kohën e Augustit, ndoshta në të njëjtën kohë me ndërtimin e një ure mbi kanalin e Vivarit. Kjo urë ishte pjesë e rrugës së luginës së Pavllës që lidhte Butrintin me rrugën kryesore Aulon – Nikopol. Të dyja ishin arritje inxhinjerike të rëndësishme me një domethënie pamore dhe simbolike të madhe: ura kishte rreth...