UGSH dënon shoqërimin e gazetares Peca dhe deklaratat ndaj Klodiana Lalës: Klimë shqetësuese për lirinë e medias
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas dy episodeve të ndodhura sot në Tiranë, duke denoncuar shoqërimin e gazetares së Citizens.al, Vjolanda Peca, teksa raportonte protestën para Kuvendit, si dhe deklaratat e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj gazetares së News24, Klodiana Lala. UGSH i kërkon ministrit të Brendshëm Ervin Demo dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita, të zbardhin shoqërimin dhe ndalimin e gazetares, ndërsa e konsideron akuzën publike ndaj Lalës për takime me “spiunë serbë” si një deklaratë që kërkon sqarim të plotë ligjor. Sipas Unionit, episode të tilla cenojnë ushtrimin e profesionit të gazetarit dhe dëshmojnë për një klimë shqetësuese për lirinë e raportimit në Shqipëri. Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Zhantazhimi apo ndalimi i gazetarëve në krye të detyrës,...
Burimi:
syri.net