UFC-332 premton spektakël: Një duel për titull dhe dy ish-kampionë bote në kafaz
Këtë fundjavë, më datën 3 tetor, në Utah (Amerikë) do të zhvillohet eventi UFC-332 në artet marciale mikse (MMA). Një tjetër event i rëndësishëm që pritet të dhurojë spektakël e emocione për fansat. Sfida kryesore e këtij eventi është ajo për titullin kampion bote në peshën “flyweight” (pesha 57kg) për femra, titull ëq është vakant. Luftëtarja braziliane Natalia Silva (20 fitore, 5 humbje e 1 barazim) do të synojë titullin e këtij Divizioni. Përballë saj do të jetë luftëtarja kineze Wang Cong (10 fitore e 1 humbje). Silva konsiderohet favorite si për faktin se ka më shumë përvojë por edhe se nuk humbet në kafaz prej vitit 2017 (ka fituar 14 duelet e fundit). Në këtë event, në kafaz do të ngjiten edhe dy ish-kampionë...
Burimi:
telesport.al