Man United hyn në garë për Nico Paz. Dhe çmimi rritet ndjeshëm
Raportimet nga Anglia që lidhin Nico Paz-in me Manchester United janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit. Pasi shënoi dy gola kundër tyre në Champions League, argjentinasi është ngjitur në krye të listës së dëshirave të “Djajve të Kuq”. Ardhja e Mauricio Pochettino-s në krye të skuadrës e ka forcuar edhe më shumë këtë interesim. Kjo i shton Como-s dhe Real Madrid-it një rival tjetër serioz për lojtarin që në Argjentinë cilësohet si pasardhësi i Lionel Messi-t. E ardhmja e Bruno Fernandes-it në “Old Trafford” është vënë në pikëpyetje dhe, sipas raportimeve, Man United e ka gjetur tashmë zëvendësuesin e tij. Mesfushori ofensiv nga Tenerife është objektivi i tyre, siç raportohet nga “The Sun” dhe konfirmohet nga “The Telegraph”. Pas një fillimi sezoni të shoqëruar me...
Burimi:
telesport.al