UEFA Nations League/ Programi i Kombëtares, Maran shpall listën më 7 nëntor
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të UEFA Nations League, ndaj Finlandës më 12 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45, dhe Bjellorusisë më 15 nëntor, në “Illovszky Rudolf Stadion”, në orën 18:00. Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, do të shpallë listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy sfida ditën e shtunë, më 7 nëntor, në orën 11:00. Në të njëjtën orë, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, do të zhvillohet konferenca për media, ku tekniku kuqezi do të flasë për listën e lojtarëve dhe për dy ndeshjet e radhës. Seanca e parë stërvitore e kuqezinjve është programuar të zhvillohet ditën e hënë, më 9 nëntor, kur skuadra do të nisë zyrtarisht përgatitjet për dy takimet e...
Burimi:
sportiim.al