Udhëtime me kriminelë dhe probleme me pasurinë/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra motrën e Ermonela Felajt

Udhëtime me kriminelë dhe probleme me pasurinë/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra motrën e Ermonela Felajt

Kolegji i çmoi të drejtë shumicën e shkaqeve të ankimit ndaj vendimmarrjes së Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Eranda Laze dhe e shkarkoi atë nga detyra. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 29 korrik vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Tiranës, Eranda Laze, motra e ish-deputetes së PS-së, Ermonela Felajt. Sipas Kolegjit, është i drejtë pretendimi i institucionit të Komisionerëve Publikë dhe drejtuesit të SPAK se prokurorja Laze dhe bashkëshorti i saj janë në pamundësi për të vërtetuar burimet financiare të ligjshme për pagesën e këstit të parë të një...