Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Udhëkryqi vendimtar i Napolit, mes lavdisë së titullit dhe zhgënjimit të pabesueshëm “in extremis”
👁7656
“Me mendjen në kokë… kokë…”, – kjo ka qenë mantra e ulëritur me zë të lartë nga Antonio Conte gjatë gjithë ndeshjes së Napolit kundër Genoa. Dhe pikërisht me kokë, për ironi të fatit, për herë të parë këtë kampionat, erdhi goli i barazimit 2-2 i kuqebluve, i cili e ndërlikon planin për titullin të napolitanëve dhe rrit ndjeshëm tensionin për 180 minutat e fundit të Serie A. Tani Conte dhe të tijtë kanë avantazhin minimal prej 1 pike për t’u mbrojtur ndaj Interit, me bonusin e barazhit që është djegur më herët se sa pritej dhe në mënyrë të...