Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
U zunë në mënyrë të paligjshme/ Lirohen hapësirat publike në Tiranë, 2 në procedim
Lirohen dy hapësira publike të zëna në mënyrë të paligjshme, në rrugën “Sami Frashëri” dhe në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas policisë së kryeqytetit janë proceduar penalisht 2 shtetas, për zënien e këtyre hapësirave. ‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 26 vjeç, pasi dyshohet se kishte zënë në mënyrë të paligjshme një hapësirë në rrugën “Sami Frashëri”, të cilën e përdorte si vendparkim privat. Gjithashtu, kishte vendosur në pronën e tij një kontinier, pa lejen e organeve kompetente....