U zhduk pasi hyri në det për t’u larë, gjendet trupi i pajetë turisti portugez në Sarandë

U zhduk pasi hyri në det për t’u larë, gjendet trupi i pajetë turisti portugez në Sarandë

Pas kërkimeve në det është gjetur sot trupi i pajetë i 57-vjeçarit nga Portugalia, i cili u zhduk ditën e djeshme pasi hyri në det për t’u larë dhe nuk doli më. Ai u raportua i zhdukur pasditen e të dielës në vendin e quajtur “Buka e Vivarit” në Sarandë. 57-vjeçari u gjet ditën e sotme nga shërbimet e Policisë kufitare, të cilat e lokalizuan trupin e pajetë në afërsi të zonës ku ishte parë për herë të fundit. ‘Sarandë/Informacion shtesë Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 27.07.2025, lidhur me shtetasin portugez A. G., 57 vjeç, i...