Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U “zhduk” papritur nga bota! Gjendet pas 9 vitesh gruaja ruse, jetonte në një shpellë në Indi së bashku me dy vajzat e mitura
Një histori e pazakontë ka tronditur autoritetet indiane dhe ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Një shtetase ruse, Nina Kutina, u zbulua më 9 korrik duke jetuar me dy vajzat e saj të mitura në një shpellë në pyjet e rrezikshme të Gokarna-s, në shtetin jugor indian të Karnataka-s. Zbulimi u bë rastësisht nga një inspektor policie gjatë një patrullimi rutinë në zonat me rrezik shembjeje dhe rrëshqitjesh dherash, ku kërkohej për turistë të mundshëm të bllokuar. Ai vuri re një statujë të një hyjnie hinduiste që dilte nga gjelbërimi i dendur dhe më pas zbuloi hyrjen e mbuluar të shpellës me...