Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
U zhduk pa gjurmë në Dhërmi! I vëllai alarmoi Policinë, 27-vjeçari pas 5 ditësh kthehet në shtëpi
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Pas 5 ditësh pa informacion për të afërmin e tyre, rasti alarmant i humbjes së një 27-vjeçari nga Tirana nga një hotel në Dhërmi ka përfunduar me lajme të mira. 24-vjeçari i cili denoncoi humbjen e vëllait të tij, ka raportuar në Polici lajmin e mirë se 27-vjeçari është kthyer në banesë pranë familjarëve të tij, pa probleme. Njoftimi i policisë: U referuan materiale shtesë për vlerësim, pasi është kthyer në banesë pranë familjarëve të tij, pa probleme, shtetasi A.Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin kishte kallëzuar vëllai i tij se kishte humbur kontaktet prej datës 02.08.2025, në Dhërmi./ZËRI